Lajme
Më mirë të binden të pavaksinuarit që të vaksinohen sesa të jepet vaksina e tretë
Në njësitë e kujdesit intensiv të vendeve që kanë filluar tashmë fushata të gjera përforcuese, ka kryesisht njerëz të pavaksinuar
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tërheq vërejtjen kundër shikimit të vaksinave përforcuese si një ilaç çudibërës në rrugën e daljes nga pandemia.
Në të njëjtën kohë, ajo shprehet kundër vaksinës së tretë (përforcuese) për popullatën e shëndoshë. Kjo për faktin se do ta bënte edhe më të vështirë furnizimin e të gjithë botës me vaksinat e para dhe të dyta.
Në vend që të vaksinohen për herë të tretë njerëzit e shëndetshëm, shtetet duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të arritur të pavaksinuarit, në vendin e tyre dhe në pjesën tjetër të botës. Kështu ka thënë të hënën në Gjenevë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Prandaj, çështja e vaksinimeve përforcuese lidhet drejtpërdrejt me çështjen e një shpërndarjeje të drejtë të vaksinës.
OBSH ka paralajmëruar për muaj të tërë se variante të rrezikshëm të virusit mund të zhvillohen në vendet, popullsia e të cilave nuk është e vaksinuar në mënyrë adekuate.
“Nëse nuk përpiqemi të vaksinojmë të pavaksinuarit, mund të mos arrijmë qëllimin e dëshiruar”, tha Tedros. Në njësitë e kujdesit intensiv të vendeve që kanë filluar tashmë fushata të gjera përforcuese, ka kryesisht njerëz të pavaksinuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën