Kosova
Më mirë me franga apo euro të shkojmë në Kosovë?
Albinfo.ch sqaron të gjitha dilemat për mërgimtarët të vijnë në Kosovë, se a duhet të vijnë me franga në Kosovë apo me euro
Gjatë verës, një numër i madh i mërgimtarëve vijnë në Kosovë për pushime. Megjithatë, para se të nisen në pushim mërgimtarët duhet të mendojnë sa para të marrin me vete. Por, njëra prej dilemave të mërgimtarëve është se a t’i marrin paratë në franga apo në euro, apo t’i nxjerrin nëpër bankomata kur të vijnë në Kosovë.
Për të shuar çdo dilemë, albinfo.ch ka marrë mendimin e ekspertëve të kësaj lëmie.
Vlera e frangut në Kosovë është më e vogël se vlera e euros në Zvicër
Kursi i shkëmbimit është dinamik dhe bazohet në vlera të bursës ndërkombëtare. Në baza ditore përcaktohet kursi sipas ekuilibrit, i cili krijohet duke marrë parasysh ofertën dhe kërkesën për një valutë të caktuar. Për këtë arsye vlera shkëmbimit është zakonisht gjithmonë e njëjta. Sidoqoftë, ekzistojnë politika dhe strategji në të gjitha institucionet financiare për të siguruar paranë, e cila duhet të ruhet dhe kjo sjell një ndryshim në çmimore të shkëmbimit. Pasi që euro është valuta zyrtare e Kosovës, nuk duhet të paguhet një “sigurim” për këtë valutë, por vetëm për valutën në kundërvlerë të euros, në këtë rast, për valutën CHF. Në krahasim me Zvicrën, vlera e CHF-së në Kosovë është më e vogël se vlera e euros në Zvicër dhe për këtë arsyeje shkëmbimi në Kosovë është në favor të turistëve apo mërgimtareve, të cilët vizitojnë Kosovën.
Rekomandimet
Në shtator të vitit të kaluar në Kosovës është lansuar platforma e parë dhe e vetme online që bën hulumtimin e produkteve financiare, Trekandi. CEO i kësaj platforme, Jetmir Halimi, është rritur në Zvicër, ku dhe ka krijuar bagazh profesional. Halimi jep rekomandimet për mërgimtarët.
“Kursi për transferim është gjithmonë më i mirë në krahasim me kursin e shkëmbimit të parasë fizike, por nënkupton që duhet të ekzistojë një llogari bankare në një institucion financiar në Kosovë. Për turistët apo vizitorët në Kosovë rekomandohet që të kenë vetëm një vlerë të caktuar, e cila nevojitet për udhëtim në cash dhe të gjitha paratë e tjera të transferohen përmes transferit bankar në një llogari të institucionit financiar në Kosovë. Mirëpo, çmimi për transferim është i ndryshëm në institucionet financiare dhe mund të ndryshojë rregullisht. Për momentin është i përcaktuar rreth 0.3% te vlerës ose minimum 15 euro. Përfundimisht duhet të kemi kujdes me përdorimin e kartelave VISA dhe MasterCard. Qëllimi i këtyre kartelave është që të përdoren për pagesa direkt. Mirëpo, nuk preferohen për të tërhequr para në bankomata, pasi që janë të lidhur me ndalesa të larta nga institucionet të cilat kanë lëshuar këto kartela. Ndalesat të cilat aplikohen përcaktohen individualisht nga secili institucion”, është shprehur Jetmir Halimi për albinfo.ch.
Duhet të deklarohen në Dogana
Mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë duhet të kenë kujdes edhe kur marrin më shumë se 10 mijë euro. Ato duhet të deklarohen në Doganë, por nuk do të paguhen taksa shtesë. Lidhur me deklarimin monetar, Adriatik Stavileci sqaron. “Deri në dhjetë mijë euro nuk ka nevojë të deklarohen, kurse më shumë se 10 mijë euro duhet të deklarohen në Doganën e Kosovës. Nuk ka nevojë të paguhet tatim, por vetëm duhet të deklarohen. Edhe një milion (euro) të jenë, vetëm duhet të deklarohen”, është shprehur zëdhënësi i Doganës së Kosovës për albinfo.ch.
«10 mijë euro për një person. Edhe nëse janë 3 persona, secili person duhet t’i mbajë ato me vete. Gabimi më i madh është kur një person i mban 30 mijë euro, edhe pse janë 3 persona që udhëtojnë dhe mund të dënohen apo të konfiskohen komplet”, rekomandojnë ekspertët financiarë.
Vlera e frangut nëpër banka dhe ‘në të zezë’ në Kosovë
Por, sa është vlera e frangut në Kosovë ? Banka Qendrore e Kosovës tregon gjithçka. Vlera e euros ishte 1.1704 franga më 12 korrik. Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada, është shprehur për albinfo.ch se kjo është vlera zyrtare, sipas BQK-së për Kosovë, derisa bankat në Kosovë mund të kenë shifra të ndryshme. Megjithatë, shifrat ndryshojnë shumë ‘në të zezën’ apo në ‘dorë’, siç thonë vendësit në Kosovë. Frangu blihet me 0.86 € dhe shitet për 0.85 €, shumë e ndryshme nga ajo në banka. Por, po të kesh shumë frang, mund të blihet edhe më shtrenjtë.
Sponsored by eny Finance
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve