Koronavirusi: çast pas çasti

Me mbi 10 mijë infeksione, Franca shënon rekordin që nga fillimi i pandemisë

Autoritetet shëndetësore  kanë njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10,561 raste të reja

Në Francë, numri i infeksioneve të reja ka njohur një rritje të madhe ditëve dhe javëve të fundit. Ndërsa sot ky numër është rritur për herë të parë në më shumë se 10,000, shrkuan srf.ch.

, transmeton albinfo.ch. Numri më i lartë deri më tani ishte ai i të enjtes, kur ishin konfirmuar 9,843 infeksione të reja.

Megjithatë, numri i të shtruarve në spitale dhe  ai i vdekjeve aktualisht është shumë më i ulët se shifrat në mars dhe prill. Në të gjithë Francën, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 17 njerëz të infektuar nga koronavirusi.

Për të luftuar përhapjen në rritje të virusit, maskat mbrojtëse janë bërë të detyrueshme në të gjithë vendin, si në transportin publik ashtu dhe në hapësirat e mbyllura publike si dyqanet apo restorantet.

Për shkak të numrit në rritje të rasteve, autoritetet lokale po shqyrtojnë marrjen e masave shtesë, përcjell albinfo.ch. Disa rajone të Francës, përfshirë Parisin, janë futur tani në listën e rrezikut të Zvicrës.