Lajme

Me kontrabandimin e kosovarëve shkelet marrëveshja e Brukselit

Pavarësisht faktit se autoritetet në Kosovë vazhdimisht bëjnë thirrje tek qytetarët për të mos emigruar ilegalisht numri i azilkërkuesve nga Kosova ka kaluar mbi 23 mijë

 

Kontrabandimi me emigrantë kosovarë po vazhdon të shqetësojë shoqërinë dhe institucionet e vendit. Autoritetet kosovare bëjnë thirrje tek qytetarët për mos migrim ilegal, por pavarësisht të gjithave, tashmë janë mbi 23 mijë qytetarë të ilët qëndrojnë ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se 100 për qind e tyre do të kthehen në Kosovë. Udhëheqësi i departamentit të shtetësisë azilit dhe migrimit në MPB, Safedin Kuçi, migrimi ilegal për momentin është shqetësues.

“Të dhënat e fundit nga Eurostati e që nuk janë të kompletuara thonë se për momentin numri i azilkërkuesve nga Kosova në shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian është rreh 23 mijë”, ka thënë Kuçi. Ai thotë se numri më i madh i azilkërkuesve është në Hungari, ku përafërsisht janë rreth 11 mijë persona.

“Në deklaratat e fundit ju i keni parë edhe nga ambasador të ndryshëm të këtyre shteteve sikur që është Austria dhe Gjermani edhe nga shtete e ndryshme të BE-së, ku faktikisht për të gjitha këto shtete Kosova është shtet i sigurt. Personat e tillë e kanë jashtëzakonisht të vështirë që t’i bindin autoritetet e atyre shteteve që vendi i origjinës është i rrezikuar si në aspektin politik, nacional…”, ka thënë Kuçi.

Ai ka shtuar se sipas të dhënave nga policia kjo e fundit ka hapur mbi 200 raste të trafikantëve.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Kosovapress” se janë shkatërruar disa grupe kriminele të janë marrë më kontrabandë me emigrantët.

“Polica e Kosovës, ushtron detyrat dhe përgjegjësitë e saj ne kontrollimin dhe mbikëqyrjen e kufirit, duke implementuar kontrolle sistematike ne hyrje dhe dalje, në te gjitha Pikat e Kalimit ne kufirin e Kosovës.Janë shkatërruar disa grupe kriminale te cilat janë marrë me kontrabandë me emigrantë.Të gjithë personat të cilët hyjnë dhe dalin përmes kufijve te Kosovës trajtohen me dinjitet, duke respektuar te drejtat njerëzorë dhe humane, ne pajtim me Ligjet e aplikueshme”, thuhet në përgjigjenzyrës për informim të Policisë së Kosovës. Po ashtu Policia ka njoftuar se të gjithë shtetasit kosovar të cilët kanë hyrë apo qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në shtetet e Bashkisë Evropiane, do te riatdhesohen, pasi që Kosova, ka marrëveshje të riatdhesimit me Shtetet e Bashkësisë Evropiane.

Edhe zyrtarët e ministrisë së Diasporës kërkojnë nga qytetarët të mos largohen nga vendi. Zëdhënësi i ministrisë së Diasporës, Lorik Pustina, ka thënë për KosovaPress se Qeveria e Kosovës ka apeluar tek qytetarët e Kosovës që mos të marrin rrugë ilegale për të kaluar kufijtë drejtë Evropës perëndimore dhe mos të bien preh e grupeve kriminale të cilët përfitojnë nga këto veprimtari të rrezikshme.

“Ne si Ministri e Diasporës edhe pse nuk jemi drejtpërdrejt të implikuar në shkuarjen e qytetarëve tanë në vendet e jashtme për të kërkuar azil , pra nuk bien në kompetencat e Ministrisë sonë. Prapë se prapë jemi në kontakt të vazhdueshëm me prestarët e diasporës të cilët jetojnë në shtetet përkatëse dhe i kemi bërë apel atyre ata janë në dijeni për ligjet në fuqi në shtet në të cilat jetojnë dhe veprojnë dhe janë në kontakt me familjarët e tyre në Kosovë duke ju shpjeguar ligjet në fuqi dhe procedurat të cilat janë të aplikueshme për të kërkuar azil”, ka thënë Pustina,  shkruan kosovapress.com.

Po ashtu, largimi nga Kosova për njohësin e çështjeve të migrimit, njëherësh edhe kryesues i departamentit të migracionit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka ,migrimi i sotëm për nga numri është i ngjashme me migrimin e viteve të 90-ta.

“Shumë fëmijë të cilët deri më herët nuk kanë mundur të kalojnë pa pasaportë tash kalojnë me një certifikatë të lindjes me fotografi dhe shënimet e administratave komunale tregojnë se fluksi për këto certifikata është shumë i lartë dhe i ka kaluar të gjitha parametrat e viteve të kaluar”, ka theksuar Lluka.

Ai ka theksuar se njerëzit po kontrabandohen prej trafikantëve të përbashkët shqiptaro –serb dhe po keqpërdoret marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë me karta të identitetit.

“Është një fatkeqësi e cila po i ndodh Kosovës të cilën askush nuk ka mund ta paramendoj që pas 15 vjetësh pas luftës dhe pas shpalljes së Pavarësisë së shtetit të Kosovës që të fillon një episod i ri i cili ka marrë përmasa edhe tragjike pas rastit të fundit të vdekjes të një qytetari tonë në kufij me Hungarinë”, ka thënë Lluka.

I gjithë ky fluks i largimit kryesisht i të rinjve shqiptarë nga Kosova , sipas tij, është për shkak të mos zhvillimit, mosperspektivës dhe një gjendje kaotike në Kosovë sepse rinia dhe njerëzit nuk po shohin perspektivë në Kosovës.

“Çështja tjetër është se institucionet e Kosovës nuk i kanë njoftuar qytetarët e Kosovës në masën e duhur se në Evropë nuk mund të marrin azil e as gjëra të tjera të cilat po i predikojnë disa njerëz të këqij ku është edhe rasti i fundit ku njeriut i kanë premtuar meqë ka qenë invalidmund të merr pension… Evropa është e qartë se azil nuk do t’i jap ëasnjë qytetari të Kosovës për shkak të gjendjes ekonomike, meqë tani Kosova është e sigurt”, ka thënë Lluka.

Ai po ashtu ka treguar se AAK lidhur me këtë çështje ka paraqitur një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për të cilën ka arritur t’i ketë 35 nënshkrime të deputetëve.

“Po presim që t’i mbledhin edhe 5 nënshkrime sepse unë mendoj që ky problem nuk është problem i opozitës por është problem i gjithë Kosovës”, ka thënë Lluka.