Zhvillim

Me këngë mbledhin ndihma për Shqipëri

Me këtë shumë parash (700 euro) stimulohet puna vetëmohuese misionare e motrës së nderit Juditha Heidel dhe bashkëpunëtoreve të saj në Shqipëri

Kori i famullisë së lokalitetit gjerman Glött “Chor Crediamo”, bashkë me korin e fëmijëve, me orkestrën frymore kanë kënduar dhe luajtur me instrumente për një qëllim humanitar, transmeton albinfo.ch. Koncerti në kishën St.Vitur ka qenë pa pagesë por të pranishmit kanë dhuruar me zemërgjerësi, duke grumbulluar kështu një shumë modeste parash. Destinimi i tyre ishte Shqipëria, gjegjësisht Velipoja. Shoqata e miqve dhe ndihmëtarëve të Velipojës ka përfituar me këtë rast 700 euro, thuhet në një komunikatë.

Me këtë shumë parash stimulohet puna  vetëmohuese misionare e motrës së nderit Juditha Heidel dhe bashkëpunëtoreve të saj në Shqipëri.