Fun

Me kë po i kalon pushimet Granit Xhaka?

Pas një sezoni të suksesshëm të Borusia Monchengladbach dhe fitoreve radhazi me përfaqësuesen e Zvicrës, Granit Xhaka tani po relaksohet dhe “mbush bateritë” për sezonin e ri. Futbollisti kosovar ka zgjedhur Turqinë për t`i kaluar pushimet verore.

Në disa fotografi që janë publikuar së fundi, Xhaka shihet i shoqëruar nga biznesmeni dhe pronari i diskotekës “Enjoy” në Gjermani, Samir Gërvalla.

Ndërkaq, ajo që bën kureshtarë fansat e tij, është se të paktën në fotografi nuk shihet edhe e fejuara e tij Leonita Lekaj, me të cilën Graniti muaj më parë ndërroi unazat, raporton “albinfo.ch”.