Ekonomi
Më e lirë të blesh një shtëpi në Berlin sesa në Tiranë
Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.
Kryeqyteti i Shqipërisë renditet i pesti në Evropë, nga 31 kryeqytete, për sa i përket përballimit të blerjes së një apartamenti në gjashtëmujorin e parë të 2018-s, sipas portalit Numbeo.
Duhen mesatarisht 17.65 vjet për të blerë një apartament në Tiranë me të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare.
Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Evropës, për sa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vjet për të blerë një apartament. Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vjet dhe Parisi me 18.5 vjet, të ndjekura nga Tirana.
Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat vendnumërojnë
Sipas Monitor, çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër katror deri në 2500-3000 në zonat pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj. Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49-ta për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-ën kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtëmujorin e parë të 2018-ës, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit evropian). Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-ën rritja mesatare e pagave ishte negative, sipas INSTAT, ndërsa në 2017-ën, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 10-20% në të njëjtën periudhë.
Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme.
Në rajon, Prishtina më e përballueshme
Në rajon, kryeqyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi është Prishtina, e cila renditet e 17-ta, nga 31 kryeqytete të Evropës. Më pas renditet në vendin e 12-të Sarajeva, e ndjekur nga Shkupi në vendin e 10-të.
Kryeqytet më të përballueshme në Evropë
Kryeqyteti më i përballueshëm në botë është Rekjaviku, i ndjekur nga kryeqyteti i Evropës, Brukseli. Apartamentet janë të përballueshme edhe në Kopenhagen. Në Evropën Perëndimore është më e lehtë përballimi i blerjes së një apartamenti, duke qenë se edhe të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të larta. Megjithatë, edhe Sofia renditet një ndër kryeqytetet më të përballueshme për blerjen e një apartamenti, ku edhe pse të ardhurat e disponueshme janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, ka çmime të ulëta për apartamentet.
Numbeo është baza më e madhe e të dhënave, të mbledhura me kontributin e përdoruesve, mbi qytetet dhe shtetet në mbarë botën. Ai mundëson të dhëna në kohë reale mbi kushtet e jetesës, përfshirë: kostot e jetesës, indeksin e shtëpive, shëndetësinë, trafikun dhe ndotjen.
Raporti i çmimit ndaj të ardhurave është matësi kryesor i përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti (sa më i ulët ky tregues aq më mirë). Në përgjithësi përllogaritet si raport i çmimit të një apartamenti me madhësi mesatare ndaj të ardhurave të disponueshme mesatare të një familjeje. Në këtë formulë madhësia mesatare e një apartamenti merret 90 metra katror.
Çmimi për metër katror është çmimi mesatar i zonave në qendër të qytetit dhe atyre në periferi.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve