Lajme
Me dokument të rremë bullgar, kosovari gjen punë dhe banesë në Austri
Me ndihmën e letrave të falsifikuara, ai tashmë kishte regjistruar banesën dhe makinën, kishte gjetur punë si punëtor i pakualifikuar
Një kosovar i cili po qëndronte ilegalisht në Austri për më shumë se një vit, është kapur në Linz të hënën me dokumente të falsifikuara të identifikimit, shkruan nachrichten.at.
Ai është ndaluar nga policia rreth orës 22.00 për një kontroll të automjetit. Me atë rast, kosovari 24 vjeçar u ka treguar policëve një patentë shoferi dhe letërnjoftim bullgar, transmeton albinfo.ch.
Të dy dokumentet rezultuan të ishin falsifikime totale. Personi në fjalë më në fund ka identifikuar veten si shteas kosovar 24-vjeç.
Zyrtarët policorë më tutje nuk e kanë lejuar atë që të vazhdonte dhe e kanë marrë në pyetje. Ai ka pranuar se i kishte blerë dokumentet për 1000 euro në internet në mënyrë që të merrte një leje të punës në Austri.
Me ndihmën e letrave të falsifikuara, ai tashmë kishte regjistruar banesën dhe makinën, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, ai kishte hapur llogari bankare dhe kishte gjetur punë si punëtor i pakualifikuar, me po këto dokumente
24-vjeçari në fund ka kërkuar azil dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit të policisë, Steyr.
E-Diaspora
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka njoftuar se në fillim të këtij viti, në...
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik