Kosova
Me çfarë shume do t’i shpërblejë Kosova xhudistët që marrin medalje olimpike?
Xhudistja e e artë, Distria Krasniqi dhe trajneri i saj Driton Kuka do të shpërblehen nga shteti i Kosovës pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Në vitin 2013 kur Ministria Kulturës, Rinisë dhe Sportit udhëhiqej nga Memli Krasniqi, kryetar aktual i PDK-së, ai kishte propozuar ngritjen e shpërblimeve për sportistët e sukssheshëm dhe këtë e kishte bërë në koordinim me Komitetn Olimpik të Kosovës (KOK) dhe federatat sportive.
Hartimi i këtyre akteve të propozuara nga Krasniqi ishte vlerësuar lartë nga krerët e federatave, duke thënë se me këtë do të rritet motive për sportistet dhe po ndjehet edhe më shumë mbështetja e shtetit për sportin. Sipas vendimeve të asaj kohe parashihet që trajneri i sportistit apo sportistëve që kanë fituar medalje, do të marrë si shpërblim 50% të shumës së shpërblimit që merr sportisti.
Në rastin më të freskët, Distria Krasniqi, e cila fitoi sot (e shtunë) medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të shpërblehet me 100 mijë euro nga shteti i Kosovës, ndërsa trajneri Driton Kuka me 50 mijë euro. Shpërblimet për medaljet e fituara: Lojërat Olimpike Rekordi Olimpik – 200 mijë euro Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro Medalja e argjendtë – 60 mijë euro Medalja e bronztë – 40 mijë euro
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati