Lajme
Me ceremoninë e ngritjes së flamurit, Suedia mirëpritet në NATO
Sot është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit, përmes së cilës Suedia është mirëpritur në NATO.
Suedia para disa ditëve është bërë zyrtarisht anëtari i dytë i ri i aleancës që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky anëtarësim e pason pranimin e Finlandës në NATO në prill të vitit 2023.
Pas ratifikimit të Suedisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka përshkruar atë si “një ditë historike”, transmeton albinfo.ch.
“Pas mbi 200 vitesh mosangazhim, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve”, ka thënë ndër të tjera ai.
Suedia ka qëndruar neutrale për më shumë se 200 vjet, por fillimi i procedurave për anëtarësim në NATO është nxitur kryesisht nga agresioni rus në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik