Shkurt.ch

Me aeroplan donte të mbyste të ëmën?!

Duket se piloti ka drejtuar aeroplanin drejt shtëpisë së tij prindërore për shkak të llogarive të pasqaruara financiare që kishte me të ëmën

Rrëzimi i një aeroplani të vogël që ndodhi dje në Oberhallau të Schafhausen-it duket se ishte më shumë mse vetëm një aksident. Siç shkruajnë mediet zvicerane, fluturakja është drejtuar pikërisht mbi shtëpinë që ka marrë në cak, për ta shkatërruar atë.

Në fakt, spekulohet se piloti i aeroplanit ka qenë djali i gruas që banionte në atë shtëpi, e cila ka shpëtuar në momentin e fundit nga gërmadhat e shtëpisë së shkatërruar.

Në gërmadha janë gjetur pjesë trupi që supoziohet se janë të pilotit, tashmë të ndjerë. Hetimet për identifikimin e kufomës janë duke vazhduar ndërkohë gazeta blick thotë se piloti ka drejtuar aeroplanin drejt shtëpisë së tij prindërore për shkak të llogarive të pasqaruara financiare që kishte me nënën e tij.