Lajme
Me 3 doza Pfizer arrihet mbrojtje e plotë nga varianti ‘Omicron’
Konfirmimi vjen nga Izraeli që ka publikuar të dhënat e para të një studimi.
Me 3 doza të vaksinës Pfizer jeni të mbrojtur nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron.
Ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, bëri thirrje për qetësi, pasi sipas tij, nuk ka vend për panik.
“Situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik. Ne prisnim një variant të ri dhe jemi gati. Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektshmërinë e vaksinës, por të dhënat e para tregojnë se ata që kanë një dozë të tretë janë me shumë të mbrojtur nga ky variant”, tha ai, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Varianti i ri Omicron mund të ketë mbërritur në Europë përpara se sa mendohej. Këtë e konfirmuan shkencëtarët në Holandë që identifikuan dy raste mes 19 dhe 23 nëntorit. Megjithatë rastet nuk datojnë përpara atyre të raportuara në Afrikë të Jugut.
Ndërkohë, vendet në kontinentin e vjetër vijojnë të marrin masa për të luftuar variantin e ri, i cili konsiderohet i rrezikshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind