Kosova
Më 28 nëntor, Kosova e Shqipëria me Kuvend të përbashkët
Bëhet e ditur se më 28 nëntor, në rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, do të mbledhen kuvendet e përbashkta Kosovë-Shqipëri, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përcjell albinfo.ch.
“Po, për nder dhe në shënim të 28 Nëntorit do të mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeziu.
Në qershor të këtij viti, në mbledhjen e dy qeverive, kryeministri shqiptar Edi Rama propozoi që 28 nëntori t’i bëjë bashkë dy shtetet njëkombëshe, Kosovën dhe Shqipërinë, me një kuvend të përbashkët.
“Unë do t’ju propozoja që, duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të ngritjes së flamurin të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor, të parin Kuvend të përbashkët, me të dyja Parlamentet e mbledhura në një dhomë”, u shpreh Rama.
Rama kishe deklaruar se bashkërisht me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, do të duhej t’i bindnin dy kryesitë e Kuvendeve, Kosovë e Shqipëri, për të arritur diçka të tillë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv Shoqata zvicerane e teleferikut dhe turizmi i Zvicrës kanë raportuar një numër më të lartë vizitorësh...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor