Lajme

Rekord i eksporteve të Zvicrës: 279 miliardë franga në vitin 2022

Por rritja që nominalisht është 7.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e çmimeve

Ekonomia zvicerane ka eksportuar mallra me vlerë prej gati 279 miliardë CHF vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kjo shumë është më e madhja deri më sot, raporton Qeveria Federale.

Por rritja që nominalisht është 7.2 për qind në krahasim me vitin e kaluar mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e çmimeve, shkruan srf.ch.

Mbi të gjitha, industria kimike-farmaceutike si dhe industria e orëve dhe bizhuterive kanë shënuar rritjen më të madhe të  eksporteve. Nëse hiqet ndryshimi i kushtëziar nga rritja e çmimeve, eksportet megjithatë kanë qenë pothuajse të njëjta me një vit më parë.

Importet janë rritur gjithashtu: mallra në vlerë prej gati 235 miliardë CHF janë importuar në Zvicër. Në ndryshim nga eksportet,  importet janë rritur lehtësisht në raport me çmimet.