Kosova

Më 27 mars shqyrtohet aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

Komisioni për Politikë dhe Diplomaci i Këshillit të Evropës do të mblidhet më 27 mars në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar aplikimin e Kosovës. Lajmin e dha shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se në cilësinë e anëtarit në Komitetin për barazi dhe jodiskriminim po realizon vizitë në Paris.

“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës”, ka bërë të ditur Tahiri. Sipas tij, raporti duhet të votohet me 1/2 e votave, apo nga 27 deputetë nga Komitet dhe të dërgohet në seancën plenare në PACE për votim. “Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, ka sqaruar Tahiri.