Shkurt.ch
Më 2030, Zvicra pa atom!
20 vjet janë të mjaftueshme që CH të ndërpresë plotësisht prodhimin e energjisë nga centralet atomike, pa rrezikuar sigurinë e furnizimit
Zvicra, në vitin 2030 mund t`i krijojë kushtet për të hequr dorë nga energjia bërthamore. Ky është qëndrimi i Agjencisë për Energji të Përtëritshme dhe për Efikasitet të Energjisë AEE, i shprehur dje për mediet zvicerane.
Një përfaqësues i AEE-së me këtë rast ka thënë se 20 vjet janë të mjaftueshme që Zvicra të ndërpresë plotësisht prodhimin e energjisë nga centralet atomike, pa rrezikuar me këtë rast sigurinë e furnizimit me energji dhe pa kërcënuar ambientin dhe klimën.
Por, sigurisht, për të realizuar një synim të tillë, nevojitet një angazhim i shtuar i Qeverisë dhe Parlamentit Nacional.
Lidhur me këtë, AEE ka prezantuar një program prej 10 pikësh. Në këtë plan, bën pjesë, veç tjerash përtëritja e rrjetit të vjetruar të përçimit të energjisë elektrike, me synim të fundit një furnizim të decentralizuar me rrymë.
Veç kësaj, sipas planit të përmendur, nevojitet një treg funksional financiar për energjitë e përtëritshme.
Aktualisht, energjia e përfituar nga centralet bërthamore plotëson 40 për qind të nevojave të Zvicrës për energji. Për këtë arsye, disa organizata, (Economiesuisse etj.) tërheqin vërejtjen që të mos bëhen veprime të pamenduara me kërkesat për tërheqje të plotë nga prodhimi të centraleve bërthamore.
Një veprim i tillë do të shkaktonte mungesë të madhe të energjisë elektrike dhe shtrenjtim të madh të saj.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun