Shkurt.ch
Më 2016, bakteret do të jenë më të forta se antibiotikët
Vërehet një rritje e baktereve mutante dhe një zvogëlim i efekteve për t’i parandaluar.
Në vitin 2050 bakteret do të mund të vrasin 10 milionë njerëz në vit. Ky është vlerësimi i dhënë nga Quartz, në një artikull kushtuar garës së furishme të antibiotikëve. Bakteret pësojnë shndërrime. Nëse ju keni një dhimbje të fytit bakteriale dhe merrni antibiotikë, sepse mjeku iu ka përcaktuar një gjë të tillë, keni një shans të mirë për të ndier vetën më mirë. Kjo do të ndodhë për shkak se barnat do të luftojnë disa prej mikroorganizmave që mundojnë shëndetin.
Megjithatë, do të ketë shumë gjasa që disa prej këtyre mikroorganizmave të mbesin ende të pranishme në trup, edhe pas marrjes së antibiotikëve. Sidomos në qoftë se ju ndërpritni marrjen e tyre, kur ndiheni më mirë, pra jo në datën e përshkruar nga mjeku (22% e pacientëve nuk i ndjekin udhëzimet e antibiotikëve, thekson një studim ndërkombëtar i shpallur në vitin 2005) . Pra, mund të pohojmë se disa baktere, edhe pse përballen me antibiotikë, nuk zhduken. Ato janë në gjendje për të përgatitur mbrojtjen e tyre për takimin e ardhshëm me antibiotikë dhe për këtë arsye do të krijojnë një bandë të infeksioneve të reja mutante, të cila do të jenë rezistente ndaj trajtimit.
Rezistenca bakteriale
Ajo që është edhe më shumë e mërzitshme ështe fakti se përballë një antibiotiku të ri, edhe në qoftë se merrni trajtimin tuaj deri në fund, nganjëherë mjafton vetëm një periudhë shumë e shkurtër para se trupi të zhvillojë një rezistencë kundër tij në fillim. Tre vjet për të ashtuquajturit fenikols (phenicols). Vetëm një vit për streptogramins. Që nga ajo kohë antibiotikët bëhen më pak efektivë.
Çdo vit rezistenca dhe evoluimi i baktereve bëjnë gjithsej 158.000 të të sëmurëve dhe 12.500 vdekje në Francë, transmeton albinfo.ch, duke u bazuar në shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë së Francës. Në vitin 2011 shteti ka zbatuar një program pesëvjeçar të dedikuar për luftën ndaj këtij fenomeni, për paralajmërimin në nivel kombëtar kundër marrjes së antibiotikëve.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha