Lajme
Më 2 janar Limak-u e merr në menaxhim Aeroportin
Pronari i kompanisë turke “Limak”, fituese për koncensionimin e Aeroportit Ndërkombëtare të Prishtinës, “Adem Jashari” Nihat Ozdemir, në një intervistë për “Epokën e Re”, është shprehur shumë i kënaqur me punën që po bëhen për transferim e ANP-së, tek Limak. Ai ka theksuar se përveç këtij investimi që do të jetë miliona euro, ata si kompani po planifikojnë që të shikojnë mundësi tjera për të investuar në Kosovë.
“Me 2 janar aeroporti do të transferohet, pra do të kaloj tek ne. Ndërtimi do të filloj menjëherë pas përfundimit të projekteve. Parashikoj që brenda 18 muajve do të përfundojmë terminalin e ri dhe besojmë se nuk do të ketë problem. Sepse kur në janar e marrim në menaxhim aeroportin, duke menaxhuar aeroportin ekzistues, paralelisht do të fillojmë të ndërtojmë terminalin e ri”, tha Ozdemir.Sipas tij, Limak nuk operon vetëm në sektorin e aeroporteve, por edhe në sektorin e çimentos, prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë si dhe turizmit.
“Ne në Turqi kemi investime të mëdha në turizëm, andaj në Kosovë mendojmë të investojmë edhe në ndërtimin e hoteleve moderne”, theksoi Shefi i Limak-ut Nihat Ozdemir.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane