Lajme
Me 1888 persona mbi 100 vjeçarë, Zvicra, e para në botë për jetëgjatësi
3/4 e tyre janë gra. Vlerësohet se çdo fëmijë i dytë i lindur në Zvicër pas vitit 2000 do të jetojë deri në 100 vjet
Zvicra është kampione e re në jetëgjatësinë e banorëve të saj, dhe jo vetëm sa i përket mesatares së përgjithshme të jetës, transmeton albinfo.ch. Ajo është “kampione” edhe për numrin e personave me moshë mbi 100 vjeçare, numër ky që ka shënuar rritje të madhe në 30 vitet e fundit.
Kështu, në vitin 1990 në këtë vend kishte 377 persona me mosë njëqind e më shumë vjeçare, në vitin 2000 787 ndërsa tani janë 1888.
Tri të katërtat e njëqindvjeçarëve janë gra, shkruan “Le Matin Dimanche”, transmeton aölbinfo.ch.
“Sipas renditjes së hartuar nga OECD, një djalë i lindur në Zvicër në vitin 2021 ka jetëgjatësinë më të lartë të mundshme me 81.9 vjet, pak përpara islandezëve, norvegjezëve dhe japonezëve”, thotë për gazetën, sociologu Stéphane Cullati, studiues në Universitetin e Fribourg-ut.
Prognoza është shumë e favorshme edhe për një vajzë të lindur në vitin 2021, pasi “Zvicra është në vendin e katërt në moshën mbi 85 vjeç, pas Japonisë, Koresë së Jugut dhe Spanjës”.
Vlerësohet se çdo fëmijë i dytë i lindur në Zvicër pas vitit 2000 do të jetojë deri në 100 vjet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













