Shkurt.ch
“McDonald’s” do të dërgojë hamburgerët nëpër shtëpi
Zinxhiri për ushqim të shpejtë “McDonald’s” fillon nga Gjeneva me një shërbim të shpërndarjes së ushqimeve nëpër shtëpi (McDelivery).
Me këtë, konsumatorët mund të kenë hamburgerët dhe patate të skuqura në shtëpitë e tyre. Oferta tani është në dispozicion në Gjenevë. Këtë vit, më shumë qytete zvicerane duhet ta ndjekin modelin e njëjtë, siç shkruan kompania në një deklaratë për shtyp, përcjell albinfo.ch.
Menytë e porositura do të sillen në maksimum prej 30 minutash me biçikletë ose motor. Fusha e shpërndarjes është maksimumi 2.5 kilometra.
Tarifa e shpërndarjes është një normë paushalle 4.90 franga. “Uber Eats” tashmë punon me mbi 8,000 restorante të “McDonald’s”, në 27 vende të botës. Vetëm në Francë, partneriteti përfshin më shumë se 500 restorante “McDonald’s” në 59 qytete.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim