Lajme
McDonald hap lokalin e parë pa punëtorë
McDonald’s ka hapur pikën e tij të parë pa punëtorë njerëz. Kjo pikë ndodhet në qytetin Fort Worth, në Teksas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë McDonald’s porositë do të bëhen përmes aplikacioneve celulare, me të vetmin ndryshim që nuk do të ketë kontakt njerëzor. Përveç kësaj, do të jetë një rrip transportieri automatik që afron porosinë me klientin. Kompania ka theksuar se kjo është një metodë dërgimi “më e shpejtë dhe më e lehtë” për klientët.
Një koncept i ri biznesi që McDonald’s e ka mbrojtur edhe zyrtarisht, shkruan cnn. “Teknologjia e këtij restoranti jo vetëm që na lejon t’u shërbejmë klientëve tanë në mënyra të reja dhe inovative, por i jep ekipit tonë aftësinë për t’u fokusuar më shumë në shpejtësinë dhe saktësinë e porositjes, duke e bërë përvojën më të këndshme për ne të gjithë”, tha Keith Vanecek, menaxher i restorantit.
McDonald’s nuk ka qenë kompania e parë e ushqimit të shpejtë që i është bashkuar kësaj nisme. Të tjerë, si Domino’s Pizza, Taco Bell dhe White Castle kanë instaluar gjithashtu këto sisteme në modelin e tyre të biznesit, me qëllim që t’u shërbejnë sa më shpejt klientëve të tyre hamburgerë dhe pica.
VIDEO:
https://twitter.com/MorningBrew/status/1606024526483054594?s=20&t=iogjYSLMJp0r0EQpVyQhiw
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











