Lifestyle
Mccartney dhe Stone, kundër ngacmimit
Ish-anëtari i bendit “The Beatles”, Paul McCartney, është bashkuar me fituesen e shpërblimit Oscar, Emma Stone, për një video muzikore të këngës “Who Cares”, e cila, sipas tyre, do t’i inspirojë të rinjtë që të luftojnë kundër ngacmimit.
Çifti i artistëve janë bashkë duke vallëzuar. Artisti veteran, mes tjerash, ka bashkuar forcën me organizatën joqeveritare ‘Creative Visions” për ta nisur fushatën e fundit “Who Cares, I do”, kundër ngacmimit, përcjell albinfo.ch.
“Unë shpresoj se nëse ka fëmijë të cilët po ngacmohen – dhe e di që ka – ndoshta duke e dëgjuar këtë këngë dhe duke e parë videon do të mund të kuptojnë se mund të mbijetojnë”, tha McCarney në ueb-faqen e tij. McCartney, të shtunën, ka performuar bashkë me ish-anëtarin e bendit Ringo Starr dhe Ronnie Wood, nga bendi Rolling Stones, në Londër. “Who Cares”, përndryshe, është albumi i 17 për McCartneyn.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit