Lajme
Mbytet barka me emigrantë, të paktën 8 të vdekur, përfshirë fëmijë
Roja bregdetare e Greqisë ka gjetur trupat e tetë emigrantëve të mbytur pranë ishullit Samos në Detin Egje, njoftuan autoritetet të hënën.
Gjashtë prej viktimave ishin të mitur, ndërsa dy të tjera ishin gra, sipas autoriteteve.
Policia greke gjeti 36 njerëz gjallë në pjesën veriore të ishullit Samos. Ndërkohë, tre persona të tjerë që kishin ngecur në një zonë gurore në ishull, u shpëtuan nga oficerët e rojës bregdetare.
Avionë dhe anije ndihmuan në kërkimin dhe shpëtimin e emigrantëve, deklaroi roja bregdetare.
Disa ambulanca ishin parkuar pranë një anijeje të rojës bregdetare turke në provincën Çanakkala, ku raportohet se u mbytën së paku 20 emigrantë më 15 mars 2024.
Sipas një oficeri të rojës bregdetare, autoritetet u njoftuan për incidentin nga një organizatë joqeveritare dhe vlerësuan se rreth 50 persona ndodheshin në bordin e barkës që i solli ata në Samos, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Greqia, e cila shtrihet në këndin juglindor të Bashkimit Evropian, është një portë e parapëlqyer për hyrje në Evropë për emigrantët dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.
Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë hynë në ishujt lindorë të Greqisë nga Turqia në vitet 2015 dhe 2016. Shumë prej tyre u mbytën në përpjekje për të bërë këtë rrugëtim të rrezikshëm me anije të dobëta.
Numri i tyre ra më vonë, por filloi të rritej sërish vitin e kaluar.
Rreth 54.000 emigrantë kanë arritur në Greqi deri tani këtë vit, që është numri i dytë më i lartë në Evropën Jugore, pas Italisë. Shumica dërrmuese e tyre mbërritën me anije, sipas të dhënave nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra