Lajme

“Mbyllja e bizneseve pa kompensim nga Qeveria, hap drejt falimentimit”

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Kosovë ka kundërshtuar çfarëdo kufizimi të bizneseve, pa asnjë dallim, nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit.

KMDLNj thotë se deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrëmihëse e shumicës së bizneseve, sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës.

Sa i përket parave të Trustit të Pensioneve, KMDLNj mendon se ato para janë të qytetarëve të Kosovës që i kanë kursyer e jo të Trustit dhe ata duhet të vendosin se sa para duan t’i tërheqin.

“KMDLNj e kundërshton çfarëdo kufizimi të bizneseve, pa asnjë dallim, nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit. Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrëmihëse e shumicës së bizneseve sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës. Ndërkaq , sa i përket parave të Trustit të Pensioneve, KMDLNj mendon se ato para janë të qytetarëve të Kosovës që i kanë kursyer e jo të Trustit dhe ata duhet të vendosin se sa para duan t’i tërheqin”.