Uncategorized

Mbyllet pjesa e parë, maqedonasit po fitojnë ndaj Dardanëve

Fituesi i këtij dueli do të ballafaqohet me Gjeorgjinë në finale

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Maqedonia Veriore-Kosova.

Maqedonia Veriore kishte kaluar në epërsi ndaj Kosovës, me anë të Ristovskit në minutën e 15-të. Ai realizoi pas edhe një devijimi nga Benjamin Kololli, shkruan albinfo.ch.

Por, Kosova barazoi shifrat në minutën e 29-të, ku realizoi Florent Hadërgjonaj, pas gabimit të portierit kundërshtar, por 4 minuta më vonë shënoi Velioski, duke kaluar sërish maqedonasit në epërsi. Pjesa e parë përfundoi 2:1 për vendasit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për gjysëmfinalen e Play-offit në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia ka mundur 1:0 Bjellorusinë dhe po e pret fituesin e këtij dueli.

Finalja do të përcaktojë se kush do të shkojë në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm në 12 shtete.

Maqedoni Veriore: Dimitrevski, Velkovski, Musliu, Bejtulai, Ristovski, Nikolov, Ademi, Alioski, Bardhi, Pandev, Nestorovski.

Kosova: Muriq, Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Kololli, Berisha, Shala, Zeneli, Celina, Hadërgjonaj, Nuhiu.