Shqipëria
Mbyllet numërimi i votave në Tiranë, rezultati final
Është bërë e ditur mbyllja e numërimit të votave në gjithë Shqipërinë për partitë. Kutitë e kryeqytetit ishin të fundit, përcjell albinfo.ch.
KQZ njoftoi se ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit për partitë në qarkun e Tiranës, në total 1243.
Në qarkun më të madh që nxjerr 36 deputetë, PS ka fituar 226842 vota, ose 48.67%, e përkthyer në 18 mandate.
Partia Demokratike ka fituar 182335 vota, ose 39.12% e përkthyer në 15 mandate.
Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e tretë me 27945 vota, ose 6.00%, 2 mandate në Parlamentin e ri. Surpriza Tom Doshi me PSD-në, 13273 vota ose 2.85%, një deputet.
Me mbylljen e numërimit të fletëve të votimit për partitë, sot në 09:00 do të nisë numërimi për votat preferenciale për kandidatët, pra tashmë “lufta” zhvendoset nga kundërshtari përballë brenda partisë.
Në zgjedhjet e 25 prillit PS mori 74 mandate, PD 59, LSI 4.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Një termocentral i ri bërthamor do të testohet dy vjetët e ardhshme Instituti Paul Scherrer (PSI) dhe kompania daneze Copenhagen Atomics duan të testojnë një reaktor të ri...
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?