Shqipëria

Mbyllet numërimi në 10 qarqe të Shqipërisë, PS ka fituar bindshëm në disa prej tyre

Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se procesi i numërimit në disa qarqe është mbyllur dhe PS ka fituar bindshëm në disa prej tyre, ndërsa veriu, i cili është konsideruar si bastion i PD-së, i ka qëndruar besnik edhe në këto palë zgjedhje.

Qarqet që ka marrë PS janë Elbasani, Vlora, Gjirokastra, Berati dhe Fieri.

Elbasan- PS siguron 8 deputetë, PD siguron 6

Vlorë- PS siguron 8 deputetë, PD siguron 4

Gjirokastër- PS siguron 3 deputetë, PD siguron 1

Berat- PS siguron 5 deputetë, PD siguron 2 deputetë

Fier- PS siguron 9 deputetë, PD siguron 6 deputetë, LSI siguron 1 deputet

Korçë- PS merr 6 deputetë, PD merr 5 deputetë

 

Ndërsa PD ka dalë fituese Lezhë, Dibër, Kukës dhe Shkodra.

Lezhë– PD siguron 4 deputetë, PS siguron 3 deputetë

Dibër– PD siguron 3 deputetë, PS siguron 2 deputetë

Kukës– PD siguron 2 deputetë, PS siguron 1 deputet

Shkodër- PD siguron 5 deputetë, PS siguron 3 deputetë, LSI siguron një deputet dhe PSD siguron 2 deputetë

Lëvizja për Ndryshim dhe Bindja Demokratike së bashku kanë ndikuar që me 2400 votat që kanë marrë, t’i heqin mandatin e 6-të PD-së. Demokratet e humbën mandatin e 6-të për vetëm 2250 vota përballë PSD që siguroi mandatin e dytë.