Lajme
Mbyllet Muzeu i Luvrit, shkaku i protestave
Muzeu i Louvre-it në Paris u mbyll të premten pasi dhjetëra protestues bllokuan hyrjen e tij.
Protestuesit, përfshirë disa punonjës të Luvrit, organizuan demonstratën pas një thirrjeje nga disa sindikata të majta, kundër ndryshimeve të planifikuara të në sistemin e pensionit, për të cilin ata thanë se “do të ulë pensionet e të gjithëve”.
Disa protestues këndonin “Mona Lisa në grevë, Leonardo është në grevë”.
Gjatë protestave disa javëshe në Francë, është bllokuar transportin publik si dhe janë mbyllur shumë shkolla, spitale, gjykata dhe madje edhe shtëpitë e operave dhe Kulla Eifel.
Zyra e kryeministrit tha në fillim të kësaj jave, se vetëm sistemi i transportit publik ka humbur mbi një miliardë euro që nga fillimi i grevës.
Presidenti francez, Emmanuel Macron planifikon një sistem “universal” të pensioneve, që do të eliminojë dhjetëra të ashtuquajtura regjime të posaçme për sektorët që shpesh u japin punëtorëve pensione më të larta ose pensione të parakohshme, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër Do të ketë disa ndryshime ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kryesorja do të...
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut