Kosova
Mbyllet edicioni i 5-të i festivalit ‘Art Without Limit’, ndahen çmimet për më të mirët
Edicioni i 5-të i festivalit “Art Without Limit International Film Festival”, kushtuar personave me aftësi të kufizuar, është mbyllur të martën, më 03.12.2024, me ndarjen e çmimeve për filmat më të mirë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur në Kino Armata në Prishtinë.
Filmi “Cowad” nga Franca ka marrë Çmimin për “Filmin më të mirë për të drejta e personave me aftësi të kufizuar” (Best Story about rights of persons with disabilties). Çmimi për “Best Fiction” e mori filmi “Proof of love” nga Franca.
Kurse çmimi për “Dokumentarin më të mirë” ( Best dokumentary) iu dha filmit “My name is Wiette” nga Gjermania.Çmimin “Art pa kufi” (Art Without Limit Award) e mori filmi “By my side” nga Austria. Kurse, çmimin për “Filmin më të mirë për fuqizimin e grave” (Best story in the film for women empowerment) e mori filmi “Ania from Piekielnik” nga Polonia.Filmi “Bubble boy” nga Britania e Madhe e mori çmimin “Animacioni më i mirë” (Best Animation). Çmimin “Art Without Limit – Kids Award” e mori filmi “Arti dhe equal” nga Shqipëria. Ndërsa, çmimin “Special mention for inspiration presentation in the film” (Përmendje e veçantë për prezantimin frymëzues në film) e mori filmi “Room taken nga Irlanda dhe “Severe brain injury recovery shoting for the stars” nga Kanadaja.
50 filma nga vende të ndryshme të botës janë shfaqur gjatë edicionit të të sivjetëm të festivalit “ Art Without Limit International Film Festival”. Përveç shfaqjes së filmave në kategorinë zyrtare në kuadër të këtij festivali, këtë vit janë mbajtur edhe aktivitete të tjera, si programe të veçanta dedikuar fëmijëve e fuqizimit të gruas, work-shope për filma e programe speciale. Është mbajtur një masterclass me regjisorin holivudian, Peter MacDonald, e work-shopi për animacion me regjisorin Artan Maku nga Shqipëria. Gjithashtu gjatë këtij edicioni të këtij festivali është shfaqur edhe një film për një piktor të ri nga Prishtina, i cili është i prekur me disklesi dhe disgrafi. Edicioni i 5-të i këtij Festivali ka nisur më 01.12.2024 dhe është mbajtur në Kino Armata në Prishtinë.
E-Diaspora
-
LDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë, mes tyre 5 emra nga diaspora Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar listën e plotë të kandidatëve për...
-
Shqipëri: Seleksionimet me talentet e diasporës, zbulohen lojtarë shumë cilësorë
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
Jeta në Zvicër
-
Deputetët zviceranë bëjnë thirrje për ligje kantonale për mbrojtjen e të miturve nga rrjetet sociale Anëtarët e parlamenti nga të gjitha politike prejardhjet synojnë të mbrojnë nxënësit e mitur nga “efektet...
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuçiq, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse