Kosova

Mbyllen tri pompa të derivateve në Veri, Sveçla thotë se shkelësit e ligjit nuk kanë vend në Kosovë

Në veri të Kosovës janë mbyllur tri pompa të derivateve. Njëra është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, njëra në Zubin-Potok e tjetra në afër Liqenit së Ujmanit.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka reaguar duke thënë që damari i Gazpromit rus nuk ka vend në Republikën e Kosovës.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve, të cilat u janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon. Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘’Nis Petrol’’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.