Lajme
Mbyllen shkollat të paktën tri javë në Francë
Mediat franceze shkruajnë se shkollat në Francë do të mbyllen për të paktën tri javë, si pjesë e kufizimeve të reja kombëtare për të luftuar rastet në rritje të COVID-19, tha Presidenti Emmanuel Macron, përcjell albinfo.ch.
Macron theksoi se shkollat do të kalonin në mësimin në distancë nga java e ardhshme.
Masat e bllokimit, të futura në disa zona të Francës më parë këtë muaj, janë gjithashtu duke u shtrirë në rrethe të tjera.
Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen nga e shtuna dhe do të ketë një ndalim për të udhëtuar më shumë se 10 kilometra nga shtëpia pa ndonjë arsye.
Vendi po përballet me një kulm prej mbi 5 mijë njerëz në kujdesin intensiv.
Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e vendit raportoi 59.038 raste të reja. Deri më tani Franca ka raportuar më shumë se 4.6 milionë raste të koronavirusit dhe 95,495 vdekje nga koronavirusi, shkruan BBC.
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë