Kosova

Mbyllen punimet e sesionit të parë të Samitit të Berlinit në Tiranë

Me realizimin e fotos familjare, është mbyllur sesioni i parë i Samitit të Procesit të Berlinit që po zhvillon punimet në Tiranë.

Liderët e vendeve pjesëmarrëse fillimisht në këtë takim ndoqën një performancë të valltarëve me motive folklorike dhe të komuniteteve minoritare mbi kulturën dhe traditën, para ambienteve të Piramidës, teksa në përfundim bënë edhe foton familjare, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi këtë ditë “një ditë të mbushur me energjinë e mirë të njerëzve që ndajnë të njëjtën dhe të vetmen perspektivë, Evropën dhe vlerat e saj”.