Shqipëria

Mbyllen disa bujtina në Valbonë për shkak të TVSH-së

Vendosja e Tatimin mbi Vlerën e Shtuar edhe për bujtina ka bërë që shumë biznese në parkun e Valbonës të mbyllen.

Edhe pse vjeshta ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në gjithë Shqipërinë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Shumë bujtina në zonën e Valbonës janë mbyllur pikërisht për shkak të TVSH-së, përcjell albinfo.ch.

Nga dhjetëra bujtina dhe hotelet në zonë, aktualisht janë të hapura vetëm katër prej tyre që kanë kapacitet të lartë akomodimi.  Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019, duke shpjeguar se do të konservojnë në status pasiv aktivitetin. Astrit Selimaj tha se përfshirja në TVSH dhe aksioni i ATSH-së për kuponin tatimor, ku u vendosen disa gjoba këtë vit, i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre. Për momentin, zgjidhja më e mirë është mbyllja për 6 muaj, shtoi ai.