Lajme
Mbushet fondi për betejën me koronavirusin në Kosovë, më së shumti donacione nga Zvicra
Ministri i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se deri më tani fondi i propozuar nga qeveria është mbushur në 481.200 euro.
Sipas Bislimit, në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19 të aplikohet tarifa prej 0 euro.
Shkrimi i plotë:
Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:
Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 481.200 euro. Donacione nga Zvicra janë 237.000 euro; nga Gjermania 123.000; nga Kosova 34.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19, të aplikohet tarifa prej ZERO Euro. Një falenderim shumë i veçantë për menaxhmentin dhe bordin e BQK-së. Njëkohësisht meriton një falenderim të veçantë edhe z. Ahmet Ismajli, drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, i cili me shumë interesim i përcjell të gjitha lëvizjet në këtë llogari.
Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për t’u përballur me pandeminë COVID 19.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














