Shëndetësi
Mbrojtja e shëndetit mendor në pleqëri
Këshilla të thjeshta, të cilat fare lehtë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mund ta ndihmojnë shëndetin mendor
Jeta karakterizohet nga gëzimi, ndjenjat e lumturisë, por edhe nga zhgënjimet, pikëllimi dhe dhimbjet. Përveç shëndetit fizik, në veçanti shëndeti mendor na ndihmon për të kapërcyer me sukses fazat e vështira të jetës. Një baraspeshë e mirë psikike na jep vitalitet, ka ndikim pozitiv në marrëdhëniet dhe rrit vetëvlerësimin.
Këshilla të thjeshta, të cilat fare lehtë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë mund ta ndihmojnë shëndetin mendor: (Burimi: Bazuar në fushatën 10 hapa për shëndetin mendor, Rrjeti i Shëndetit Mendor i Zvicrës)
- Lëvizja i bënë mirë trupit dhe shpirtit
Njerëzit e moshuar që lëvizin, në përgjithësi qëndrojnë me zemër më të shëndetshme dhe më produktivë për kohë më të gjatë. Ata janë më të sigurtë në jetën e përditshme dhe më pak të prirur për të rënë. Lëvizja, parasëgjithash jashtë, ndihmon për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. Sa më shumë të jetë e mundur në jetën e përditshme lëviz dhe shfrytëzo mundësitë.
- Kultivo marrëdhënie të mira dhe të shumanshme me njerëzit
Me miqët, të njohurit, me familjarët, me fëmijë, në fqinjësi, brenda bashkësisë. Parasëgjithash kultivo dhe mbajë marrëdhënie të mira dhe të pangarkuara. Për shembull, hani së bashku, festojini festat, diskutoni, luani etj.
- Relaksohuni
Aplikojeni relaksimin dhe rigjenerimin në jetën e përditshme. Ndërsa plakeni, nevojat për pushim rriten. Kjo duhet të merret parasyshë. Nëse është e mundur, në jetën e përditshme kushtoni rëndësi gjumit dhe relaksimit. Kushtoni vëmendje balancimit të ritmit ditor.
- Kultivoni marrëdhënien me vetëveten
Shikojeni veten, duajeni veten, kujdesuni për veten. Në jetën e përditshme krijoni momente të vogla që ju bëjnë mirë. Thuaj jo, nëse është tepërt.
- Bëni diçka kreative
Për të krijuar, njeriu, ka mënyra të ndryshme. Për shembull, të pikturojë, të punojë në kopsht, ndonjë punë dore, të bëjë muzikë, të lexojë, të qepë etj.
- Qëndroni kurreshtar, mësoni gjëra të reja
Kërkoni sfida të reja që ju japin kënaqësi (gjuhë, kompjutera, mësimi i lojërave të reja me nipërit e mbesat, etj).
- Ruaj, kërko, zbato dhe merr pjesë në qëllimet jetësore
Angazhohuni në veprimtari që frymëzojnë, por që nuk stresojnë shumë; Bëni punë vullnetare, angazhohuni në një shoqatë, kultivoni hobitë, diçka shpirtërore. Caktoni qëllimet. Mos u përpjekni të bëni shumë në të njëjtën kohë, ngase në fund nuk do të bëni asgjë. Mos vendosni caqe shumë të larta se përndryshe njeriu zhgënjehet.
- Bisedo ose shkruaj për mbingarkesat
Kur është fjala për stresin, është e rëndësishme të bisedoni me dikë për këtë. Mund të jet një anëtar i familjes, një mik/mike ose një specialist. Për shembull, mjeku i familjës, Pro Senectute, ose shkruani, nëse nuk mund të flisni për këtë.
- Mos u dorëzoni por kërkoni ndihmë
Nëse nuk ndiheni mirë për kohë të gjatë dhe nuk mundeni vetë më tutje, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë, përndryshe ju mund të sëmureni. Mos prisni gjatë, mos të iu vije turp. Asnjëherë nuk është tepër vonë!
Pro Senectute është organizata më e madhe këshilluese në Zvicër për njerëzit mbi gjashtëdhjetë, për të afërmit dhe kujdestarët e tyre.
Në çdo kanton ka qendra këshillimi dhe, në varësi të tyre, oferta specifike për migrantët. Paraqituni në rast pyetjesh dhe shqetësimesh. Ju informojmë me kënaqësi.
Website Pro Senectute Zvicër: www.prosenectute.ch , Tel. 044 283 89 89
Teksti: Anna Hirsbrunner, Zwäg ins Alter, Pro Senectute Region Bern
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra