Shqipëria

Mbreti Abdullah do të vizitojë Tiranën

Mbreti Abdullah i Jordanisë do vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë, ku do takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Pjesë e bisedimeve do jetë kërkesa ndërkombëtare në luftën kundër terrorit, bëjnë me dije mediat jordaneze si “Jordan Times”, përcjell albinfo.ch. Ndryshe mbledhja e quajtuar “Aqaba” mbahet për herë të parë jashtë vendit arab.

Në takim priten të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, Maqedonisë dhe Bullgarisë si dhe 200 figura tjera politike dhe religjioze.