Futboll

“Mbretërit” e Evropës, për herë të 15-të

Golat i shënuan Carvajal dhe Vincius JR

Real Madrid ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke fituar trofeun e 15-të të këtij kompeticioni, si askush tjetër deri më tani.

Ekipi i Carlo Ancelotti-t mposhti me rezultatin 0:2 Borussia Dortmund-in në “Wembley” të Londrës në një finale që rezultoi shumë e luftuar, transmeton albinfo.ch.

Pjesa e parë u dominua dukshëm nga gjermanët, të cilët i shkuan shumë pranë golit me shtyllën e Fullkrug dhe Adeyemi-n që u ndalua nga Courtois, megjithatë ky fraksion u mbyll me porta të paprekura.

Teksa në pjesën e dytë “Los Blancos” u shfaqën disi më kërkues dhe ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 74, ku pas asistit të Kroos, Carvajal shënoi me kokë dhe zhbllokoi finalen.

Teksa në minutën e 83-të, duke shfrytëzuar pakujdesinë e mbrojtjes së “verdhezinjve” Vinicius shënoi golin e dytë për Real-in, pas pasimit të dhuruar nga Bellingham.

Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e Real Madrid-it për Toni Kroos, kjo për shkak se pas EURO 2024 gjermani do të tërhiqet nga futbolli.

Teksa nga ana Borussia Dortmund kjo ishte e fundit sfidë për Marco Reus, që nuk do të luajë më për “verdhezinjtë”.

0”2 dhe Real Madrid fito trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve, teksa Borussia Dortmund nuk ia doli të rikthehej te suksesi i finales së 1997-ës.