Ukraina
Mbretëria e Bashkuar dërgon ekspertë të krimeve të luftës në Ukrainë
Britania tha të premten se po dërgonte ekspertë për të ndihmuar Ukrainën me mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me një ekip që do të mbërrinte në Poloni në fillim të majit, përcjell albinfo.ch.
Ukraina thotë se po heton rreth 7600 krime të mundshme lufte dhe të paktën 500 të dyshuar pas pushtimit rus të fqinjit të saj më 24 shkurt.
“Rusia ka sjellë barbari në Ukrainë dhe ka kryer mizori të ndyra, përfshirë kundër grave. Ekspertiza britanike do të ndihmojë në zbulimin e së vërtetës dhe do të mbajë regjimin e (presidentit rus Vladimir) Putin përgjegjës për veprimet e tij”, tha Sekretarja e Jashtme, Liz Truss.
Njoftimi vjen ndërsa Truss udhëton në Hagë për t’u takuar me Presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, gjyqtarin Piotr Hofmanski dhe homologun e saj holandez, Wopke Hoekstra, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës