Storje Suksesi
Mbretëresha e bakllavasë
Nënë e pesë fëmijëve, kryefamiljare dhe biznesmene, Fatmire Maliqi, me vendbanim në Ferizaj, ka arritur të punësojë 26 gra dhe është bërë e mirënjohur në sektorin e ëmbëlsirave tradicionale. Specifika e firmës së saj qëndron te fakti që ajo ndan përfitimet e saj me të gjitha punëtoret si dhe një pjesë për institucionet në nevojë.
Në rafte mund të gjeni lloj-lloj bakllavash, të gjitha të punuara me dorë. Siç tregon Fatmirja, ajo është vazhdimisht në kërkim të kombinimeve delikate të shijeve, teksturave, ngjyrave dhe formave për të befasuar shijen e konsumatorit!
Fatmire Maliqi ka arritur të kombinojë njohuritë e saj profesionale për recetat dhe teknikat e prodhimit me mjeshtërinë e gatimit me dorë të trashëguar nga teknikat stërgjyshore. Falë mënyrës së përpunimit të brumit, të hollimit të petëve, mjeshtrisë së pjekjes dhe zierjes së shërbetit, Fatmirja me 26 punëtoret e saj arrin të furnizojë një pjesë të madhe të Kosovës. Në një afat dyvjeçar, ajo synon të punësojë 1000 gra, të cilat janë kryesisht raste sociale.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Cilat do të jenë sfidat për Pfister, i cili do të udhëheq Mbrojtjen “Ministri” nga Zug-u ka detyrën e mundimshme për të rikthyer qetësinë në një sektor që është...
-
Një e treta e kompanive industriale zvicerane po punojnë me kohë të shkurtër
-
Zvicra me plan të zgjerimit të internetit të shpejtë edhe në zonat më të largëta
-
Lorian Musa, i artë në turneun “Swiss Junior Open 2025” në Bazel
-
Humbja e shtetësisë zvicerane, një realitet befasues për shumë njerëz