Lajme
Mbrëmje shqiptare në Vjenë me shkrimtarin Arben Kallamata
Të shtunën, më 25 mars, në Vjenë u organizua një mbëmje me shkrimtarin dhe publicistin Arben Kallamata, raporton albinfo.at
Një mbrëmje që filloi shumë e qetë, ndërkohë inspiroi pyetje largpamëse që angazhojnë nocionin e shqiptarisë në shekuj. Mes rreshtash dhe antitezash, u diskutua rreth identitetit të popullit shqiptar, duke shtruar një pyetje legjitime: gjendet ai ende në një krizë të parikuperuar apo është thjesht një trend i nivelit të personalitetit kombëtar momental?
Një pyetje tjetër u shtrua përreth dy romaneve të autorit: A është e afërt apo e largët ideja e pasqyrimit të shqiptarëve të Arben Kallamatës?
Këto nocione dhe mentalitete shqiptare i trajton Kallamata në dy romanet e tij, “Hijet e muzgut” dhe “Un Mort”, duke rikthyer historinë nëpërmjet stilit të rafinuar letrar, gjë që njihet relativisht vonë në traditën e letërsisë shqiptare. Fokusi kryesor qëndron nën penën tërheqëse të Kallamatës në ndërthurjen e elementeve historike dhe mitologjike, duke i dërguar këto në një dimension antitezash, në të cilin ai pozicionon dhe nocionin e identitetit të shqiptarëve. Sigurisht fantazia e tij si dhe pena analiste dhe tejet metaforike ofrojnë për lexuesin një përjetim të veçantë, të paharrueshëm, shkruan albinfo.at.
Përpunimi i së kaluarës është një hap i rëndësishëm për zhvillimin dhe rigjetjen e “UNIT” filozofik dhe identitar shqiptar. Projektimi dhe reflektimi i të kaluarës sonë na tregon së fundmi, siç thotë dhe Gandhi: “Historia i mëson ata njerëz që s´mësojnë nga historia”. Pra, vlen për ne shqiptarët, që dikur duhet të fillojmë të mësojmë nga historia jonë.
Mbrëmja u organizua nga “Glanz- Ing. Tendler Performances”, Znj. Ingrid Mukeli Tendler, Z. Benson Tendler, Znj. Matilda dhe Z. Arben Seferi, Z. Arben Spiro etj.
Romanet e Arben Kallamatës mund t’i gjeni në Adrion, Tiranë, Amauon si dhe Amazon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?