Lajme

Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala

Saga e poetit, shkrimtarit, eseistit, kritikut letrar, Prend Buzhala, do të shpaloset në një mbrëmje kulturore letrare, në Lucern

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqata Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër kanë nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojnë në një mbrëmje kulturore-letrare, të organizuar në nderim të veprës së poetit, shkrimtarit, eseistit dhe kritikut letrar të shquar, profesor Prend Buzhala.

Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë, do të dëgjojmë reflektime për jetën dhe krijimtarinë e Prend Buzhalës nga shkrimtarë e studiues të njohur:
Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Shefqet Dibrani, Muharrem Blaka, Brahim Avdyli, Bardhec Berisha – Bardhi

Do të shijojmë recitime nga aktorët profesionistë:
Dan Morina dhe Veli Berisha

Atmosfera do të përcillet me muzikë dhe valle artistike nga:
Shqiponjat e Luzernit

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe dy artdashës me tablotë e tyre:
Arsim Berisha dhe Pren Berisha

Dhe natyrisht, do të kemi nderin të dëgjojmë një fjalë të veçantë nga vetë profesori i nderuar Prend Buzhala.

Fjalë përshëndetëse:
Nue Zalli, kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza”

Pas përfundimit të programit, mysafirët janë të ftuar të marrin pjesë në një apero miqësor.

Ejani të ndajmë së bashku një natë të pasur me fjalë, ndjesi dhe kulturë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe.

📍 Vendi: Rodtegstrasse 6, 6005 Luzern
📅 Data: E diel, 11.05.2025
🕡 Ora: 18:30

📞 Nr. për informim:
+41 76 741 57 35
+41 76 476 34 06

Jeni të mirëpritur!