Muzikë
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy simbolikave të fuqishme të qytetërimit tonë
Në një natë plot emocion dhe vlerësim të trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe shpirtërore, shqiptarët në Zvicër u bashkuan për të kremtuar Edicionin e II-të të “Gjurmëve të rrënjëve tona.” Ky event i rëndësishëm, që u mbajt në një sallë të mbushur plot, nderoi figurat e mëdha shqiptare, Shën Jeronimin dhe Shën Nënë Terezën, duke mbledhur së bashku artin, kulturën dhe shpirtin e bashkimit kombëtar. Kjo ngjarje e veçantë kulturore, i kushtohej figurave madhore ilire dhe shqiptare, Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy simbolikave të fuqishme të qytetërimit tonë.
Ngjarja nisi me një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ku moderatoret Jehona Gashi dhe Dan Morina përshëndetën të pranishmit, duke ftuar në skenë korin e Misionit Katolik Shqiptar për interpretimin emocionues të himnit kushtuar Nënë Terezës, shrkaun albinfo.ch. Kjo performancë e ndjerë u duartrokit nga publiku dhe shënoi hapjen solemne të kësaj mbrëmjeje.
Nikoqiri i kësaj mbrëmjeje, Dr. Don Anton Uka, përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke përcjellë një mesazh frymëzues mbi rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë sonë kulturore dhe shpirtërore. Fjalë të ngrohta dha edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, i cili me praninë dhe mbështetjen e tij i dha një domethënie të veçantë këtij eventi. “Nënë Tereza, bijë e popullit shqiptar dhe simbol i njerëzimit, na mësoi se madhështia e njeriut qëndron në përulësinë për t’i shërbyer tjetrit. Trashëgimia e saj na frymëzon të kultivojmë vlera njerëzore të larta, solidaritet dhe dashuri pa kufij.”
Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte kumtesa e Prof. Dr. Muhamet Malës, i cili mbajti një fjalim të ndritur për Shën Jeronimin, duke nënvizuar rolin e tij historik, shpirtëror dhe kulturor për popullin shqiptar dhe më gjerë. Kumtesa e tij u mirëprit me vlerësime të larta nga të pranishmit.
Pas kësaj, skena iu la artistëve: Fatime Kalimashi, e shoqëruar nga të rinjtë e Ansamblit Shqiponja, dhuruan një performancë të shkëlqyer të këngës kushtuar Nënë Terezës. Interpretimi i tyre ishte një homazh i mrekullueshëm për bijën e popullit tonë.
I ftuari special i mbrëmjes, Monsinjor Lush Gjergji, ndau një dëshmi prekëse për Nënë Terezën, me rastin e 45-vjetorit të marrjes së Çmimit Nobel për Paqe. Ai solli emocione të thella te publiku, duke na kujtuar vlerat dhe porositë e saj universale të dashurisë dhe humanizmit. Gjatë mbrëmjes u promovua edhe libri i tij “Porositë e Shën Nënë Terezës për ne,” për të cilin z. Bardhec Berisha mbajti një fjalë të shkurtër por domethënëse.
Pjesë e rëndësishme e mbrëmjes ishte ekspozita e piktorëve Arsim Berisha, Pren Berisha, Daniel Rosaj dhe Xholec Dedaj. Vizatimet dhe pikturat e tyre u shpalosën me krenari, duke pasuruar këtë ngjarje me dimensionin e artit vizual. Aktrimi, kënga dhe poezia krijuan një harmoni të përsosur, duke e bërë këtë mbrëmje një kurorë të vlerave kulturore shqiptare.
Në përmbyllje të programit, kryetari i Shoqatës Nënë Tereza, z. Nue Zalli, falënderoi të gjithë të pranishmit dhe përforcoi rëndësinë e vazhdimit të këtyre takimeve të mrekullueshme për komunitetin shqiptar në diasporë.
Pas përfundimit të programit artistik, një aperitiv i pasur me ushqime tradicionale dhe pije të freskëta u shërbye nga Kastrioti dhe Vera Frrokaj me ndihmën e të rinjve të Ansamblit Shqiponja. Momenti i shijimit të ushqimeve tradicionale u shndërrua në një rast të mrekullueshëm për të ndarë përvoja dhe për të forcuar lidhjet brenda komunitetit.
Mbrëmja u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Televizioni i Kosovës dhe Radio Maria e Kosovës, duke bërë të mundur që ky event i veçantë të ndiqet edhe nga ata që nuk mund të ishin fizikisht të pranishëmt.
“Gjurmët e rrënjëve tona” jo vetëm që përforcuan ndjenjën e përkatësisë kulturore dhe shpirtërore, por u bënë një ftesë për bashkim, reflektim dhe përforcim të vlerave që na lidhin si komunitet. Ky event shërbeu si një gur themeli për ruajtjen e trashëgimisë sonë dhe për frymëzimin e brezave të ardhshëm për të mbajtur gjallë këto tradita të vyera. Falënderimet më të përzemërta u shkuan të gjithë atyre që kontribuuan në realizimin e këtij eventi, duke përfshirë organizatorët, artistët dhe publikun e përkushtuar.
Foto: Nue Tuqi & Martin Musaj
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?