Lajme
Mbrëmje boksi në Austri, paraqiten 8 shqiptarë
Me 7 maj, në Maria Enzerdorf në Austrinë e Ulët, do të mund të argëtoheni me një mbrëmje të mahnitshme boksi. Nga 11 duele, 8 boksierë do të jenë shqiptarë
Një gala mbrëmje e boksit profesionist pritet të mbahet më 7 maj, në Maria Enzerdorf, në Austri, rreth 25 kilometra larg Vjenës. Ky event organizohet nga kompania promovuese „Simba Sports“, e cila udhëhiqet nga boksieri i njohur kosovar që jeton në Austri, Shpëtim Shala. Në këtë mbrëmje do të zhvillohen 11 duele, ku prej tyre do të paraqiten 8 boksierë shqiptarë që jetojnë në diasporë, si: Ndriqim Emini, Kushtrim Veseli, Adriatik Selimi, Julet Neziri, Adrian Berisha, Habib Vuqiterna, Dielli Vranoci dhe Bernardin Jakaj.
„Qëllimi i këtyre organizimeve është që boksierët e rinj profesionistë shqiptarë që jetojnë në Austri t’i ngritim sa më lart në renditjen botërore të boksit, që në një të ardhme të afërt të sfidojnë tituj të rëndësishëm“, ka thënë Shala për albinfo.at.
Në muajin shkurt kompania „Simba Sports” kishte organizuar eventin e parë në boksin profesionist në Austri dhe në program ishin 6 shqiptarë. Megjithatë, boksieri Shpëtim Shala, duke qenë si organizator, nuk ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e publikut shqiptar.
„Në Austri jeton një komunitet i madh i shqiptarëve dhe unë mendoj se këta djem të rinj e meritojnë mbështetjen më të madhe nga publiku ynë. Prezenca e publikut në sallë është një motiv shtesë në duelet e tyre. Jam i bindur se në një të ardhme të afërme do të kemi disa kampion boksi nga këta djelmosha“, thotë Shpëtimi, duke shpresuar se më datën 7 maj pjesëmarrja e shqiptarëve në palestër të jetë sa më e madhe.
Boksieri dhe organizatori i këtyre eventeve sportive, Shpëtim Shala, ka premtuar që në korrik të zhvillojë një spektakël boksi në Prishtinë.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë