Kosova

Mbrëmja e së shtunës: Vazhdojnë kolonat në pikat kufitare në hyrje të Kosovës

Mbrëmjen e së shtunës në pikat kufitare në hyrje të Kosovës po vazhdojnë pritje të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuftiar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, në përditësimin e fundit, të orës 19:20, ka bërë të ditur se në hyrje te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në 1 orë e 20 minuta, ndërsa në dalje 1 orë e 40 minuta.

Në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë variojnë nga 35 deri në 40 minuta, përcjell albinfo.ch.

Në Muçibabë, qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë duhet të presin deri në 20 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova deri në 40 minuta.

Në pikat e tjera kufitare nuk raportohet për pritje apo kolona të gjata.