Lajme
Mbrëmja e bamirësisë në Cyrih “Shpëto jetë”
Më 5 maj, duke filluar nga ora 20:00, në Restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Cyrih, organizohet mbrëmja e bamirësisë “Shpëto jetë”.
Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, do të organizojë edicionin e 5-të të mbrëmjes filantropike “Shpëto jetë”, në Cyrih, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Albinfo.ch., Vesa Kada që drejton me fondacionin “Action for Mothers and Children” që organizon eventin, thotë se qëllimi kryesor është të ndihmohen sa më shumë fëmijë.
“Ngjarja për mbledhjen e fondeve “Save a Life” është një ngjarje vjetore që ne e organizojmë në Cyrih, për të mbledhur fonde për programet tona në Kosovë. Kjo ngjarje filantropike bashkon komunitetin shqiptar në Cyrih me një qëllim të përbashkët për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe fëmijët në Kosovë”, është shprehur Kada, që shton se tashmë janë bërë punë të mira nda fondacioni. “Falë bujarisë së komunitetit shqiptar, eventi “Save a Life” në Cyrih është kthyer tash më në një ngjarje vjetore tradicionale, e cila ka mbledhur rreth 80.000,00 CHF që nga organizimi i saj i parë dhe jemi shumë mirënjohës për besimin e donatorëve dhe mbështetësve tanë të rregullt”, përcjell albinfo.ch.
Kada shton se shumë gra dhe vajza janë ndihmuar nga organizimi “Save a life”. “Ne kemi dhuruar medikamente në vlerë prej 2,642,311.00 euro dhe pajisje mjekësore në vlerë prej 211,306.00 euro për spitalet publike në Kosovë. Kemi ndihmuar gjithashtu rreth 14,000 gra dhe vajza përmes programit tonë të Ekzaminimit të Kancerit të Qafës së Mitrës dhe kemi ofruar klasa për nënat në 14 qendra burimore të shëndetit të grave, nga të cilat kanë përfituar mbi 10,000 nëna”, shton Kada për albinfo.ch.
“Kemi ofruar Sistemin e oksigjenit për mbi 2000 foshnja çdo vit dhe nga trajnimet e Programit PDEP kanë përfituar mbi 1500 fëmijë, si dhe 300 prindër dhe edukatorë. Falë mjekimit tonë Surfaktant dhe përdorimit të CPAP, ne kemi shpëtuar jetën e më shumë se 5,000 foshnjave në Kosovë. Për më tepër, inkubatorët tanë kanë ofruar kujdes thelbësor për mbi 4000 foshnja”, sqaron drejtuesja e eventit “Shpëto jetë”.
Për ndihmë ndaj grave dhe fëmijëve të gjithë qytetarët mund të ndihmojnë. “Ka disa mënyra për të mbështetur AMC dhe kauzën tonë. Një mënyrë është të bëni donacion direkt në faqen tonë të internetit. Tjetër formë është të bëheni donator i eventit tonë për mbledhjen e fondeve “Save a Life” në Cyrih, e cila po ndodh më 5 maj apo të merrni pjesë në këtë ngjarje përmes blerjes së biletës”, njofton Vesa Kada.
Action for Mothers and Children (AMC) është një organizatë jofitimprurëse me bazë ne Kosovë tash e dhjetë vjet, e cila për mision ka shpëtimin e jetëve të foshnjave në Kosovë dhe t’u ofrojë mbështetje nënave dhe foshnjave të tyre që nga shtatzënia e hershme deri te lindja dhe periudhës së hershme pas lindjes. Qëllimi është zvogëlimi i shkallës së lartë të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha