Lajme
Mbrapa lypsarëve janë bosët e trafikimit
Sipas ministrit të Rendit, Skënder Hyseni pas lypsarëve qëndrojnë bosët që vijnë jashtë Kosovës, ndaj të cilëve ai tha se “nuk duhet të qëndrojmë indiferent”
Nëpër qytetet e Kosovës janë qindra lypsarë që bredhin sa në një lokal sa në një tjetër, ndërsa në çdo rrugë e bulevard të vardisen plot fëmijë, gra e pleq duke kërkuar lëmoshë. Kjo dukuri është bërë shqetësuese edhe për vet ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, i cili beson sa mbrapa lypsarëve qëndrojnë “bosët” e trafikimit.
Sipas ministrit të rendit, pas lypsarëve qëndrojnë bosët që vijnë jashtë Kosovës, ndaj të cilëve siç është shprehu ai nuk duhet të qëndrojmë indiferent.
“Tregtaret me njerëz e ndjenjë veten pronar të viktimave që trafikojnë. I japin vetës të drejt të pa pranuar që ti shesin fëmijët. Sheshet e Kosovës janë të mbushur me lypsar mbrapa tyre qëndrinë bosët. Ata vinë nga jashtë Kosovës ne nuk duhet ti mbyllim sytë por duhet ta luftojmë ketë dukuri”, tha ai, citon lajmi.net.
Ministri Hyseni kërkoi mobilizim nga të gjitha institucionet me qëllim që trafikantët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar dhe jo dënime qesharake siç kanë marr deri tash.
Ndryshe, shumë nga ata që kërkojnë lëmoshë janë nga Shqipëria, të cilët vijnë me vetura ose furgonë luksozë në Prishtinë dhe në qendrat tjera kosovare. Ata rrinë gjithë ditën dhe në mbrëmje me të njëjtin transport kthehen mbrapa. Disa nga ta qëndrojnë nëpër semaforë, duke larë parafangot.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Më shumë lindje se kurrë më parë në Spitalin Kantonal Winterthur Në vitin 2024, më shumë fëmijë lindën në Spitalin Kantonal Winterthur se në çdo vit të...
-
Cilat marka të veturave i preferojnë zviceranët?
-
Rega realizoi mbi 240 misione që nga nata e Vitit të Ri
-
Punëdhënësit zviceranë hezitojnë të rrisin pagat
-
Rritje rekord e falimentimeve të kompanive zvicerane në vitin 2024