Integrimi
Mblidhen bizneset e diasporës në Gjermani
Të pranishëm do të jenë udhëheqës të agjencive dhe të institucioneve zhvillimore e ekonomike që veprojnë në Kosovë, si dhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe nga diaspora
Mblidhen bizneset e diasporës në Gjermani Ministria e Diasporës e Kosovës organizon një konferencë për investime më 22 tetor në Këln të Gjermanisë Ministria e Diasporës ka ftuar në një Forum bizneset e diasporës në Gjermani, qëllimi i të cilit është promovimi dhe mundësia e investimit dhe e të bërit biznes në Kosovë, si dhe rrjetëzimi i bizneseve shqiptare në Gjermani.
Praninë e tyre e kanë konfirmuar përfaqësues nga institucionet qeveritare të Kosovës, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.
“Gjithashtu, të pranishëm do të jenë udhëheqës të agjencive dhe të institucioneve zhvillimore e ekonomike që veprojnë në Kosovë, si dhe përfaqësues të bizneseve nga Kosova dhe nga diaspora. Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në fuqizimin e lidhjeve me diasporën, si dhe do të ketë ndikim pozitiv në rolin e mërgatës për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Me ftesë të Ministrisë së Diasporës do të jetë i pranishëm në këtë forum edhe një delegacion nga Asociacioni i Bizneseve Shqiptare të Zvicrës i udhehequr nga kryetari Fehmi Fetahu dhe Naser Mustafa, Qamil Isufi dhe Nazmi Jakurti.
Forumi do të mbahet më 12 tetor 2013 (e shtunë), në orën 13:00, në hotelin “BARCELÓ COLOGNE CITY CENTER”, në adresën: Habsburgerring 9-13, 50674 Köln (Tel. +49 (0) 221 228 1720).
Bizneset duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen në: [email protected]; ose në numrat e telefonit: Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin: +49 (0) 30 240 476 90 Konsullata në Frankfurt: 015227968543.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë