Uncategorized
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Kosovës dhe Maqedonisë në fillim të 2018-ës
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha se mbledhja e përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë do të mbahet vitin e ardhshëm, në të cilën dy qeveritë do ta mbështesin njëra-tjetrën në nisma rajonale, evropiane dhe organizata ndërkombëtare
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, e filloi vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë me takimin që zhvilloi me homologun e tij, ministrin Nikolla Dimitrov. Me të cilin fillimisht janë dakorduar për mbajtjen e një mbledhje të përbashkët të dy qeverive për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin fqinjësor.
“Takime të tilla, në mes dy qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës”, thuhet në komunikatën lëshuar nga MPJ e Kosovës.
Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve euro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.
“Kishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale”, thuhet në komunikatë.
Veç kësaj, propozimet e reja nga ministri Pacolli, për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallrave dhe krijimi i një pike të përbashkët doganore dhe terminali doganor, pastaj themelimi i një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve, krijimi i një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, etj.
Në margjina të takimit ministri i jashtëm i Kosovës ka përshëndetur bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i dhënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike, që bashkëjetojnë në shtetin e Maqedonisë.
Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me kontestin e emrit në raportet e Maqedonisë me Greqinë dhe të dy shefat e diplomacisë kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin për arritjen e marrëveshjeve që do të kishin ndikim pozitiv në rajon, duke theksuar që vitit 2018 do të duhej të ishte vit Evropian i Ballkanit Perëndimor.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih