Shkurt.ch

Mbikëqyrje më e madhe për shoferët në moshë të shtyrë

Aksidenti që pati shkaktuar një ngasës 82 vjeçar veture disa vite më parë, (me pasoja fatale) ka shtyrë qeverinë e kantonit të Aargaut të rishikojë praktikën e dhënies së lejes për drejtim të automjeteve personave të moshuar.

Në këtë drejtim, është vendosur që duke filluar nga viti 2012, ndaj ngasësve në moshën mbi 70 vjeçare të merren masa më të rrepta mbikëqyrjeje. Mjekët e tyre familjarë, për t`i pasur më mirë nën kontroll pacientët e tyre shoferë me moshë të shtyrë, do të detyrohen të bëjnë një kualifikim prej së paku tetë orësh mësimi.