Kosova

Mbi tri orë pritje në Merdarë, një orë te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e fundit ka bërë të ditur se po vazhdojnë pritjet e gjata në disa prej pikave kufitare në dalje të Kosovës.

Pika më e ngarkuar po vazhdon të jetë ajo në Merdarë, ku pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi tri orë (180-200 minuta), transmeton albinfo.ch.

Pritje të gjatë janë shënuar edhe te Dheu i Bardhë – një orë dhe Jarinje – nga 20 minuta deri në gjysmë ore.